Lajme

Gjilan: Bëri tejkalim në vijë të plotë, dënohet me 150 gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

09/19/2023 14:26
nga:N K

Me 150 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje, është dënuar nje qytetar në komunën e Gjilanit, për veprën “tejkalim në vijë të plotë”.

“Në bazë të videoincizimi të pranuar në e-mail në adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje Policia Rajonale e Gjilanit kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë Policinë e Kosovës.