Showtime

Gjiko flet rreth aksidentit të rëndë që kishte përjetuar

11/21/2021 10:43
nga:G C

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, tha se ishte 258 kilometra në orë, dhe se as nuk kishte rrip.

Një ndër datat më të rëndësishme të reperit ishte edhe dita kur kishte shpëtuar nga një aksident në gusht të vitit 2017.

Bëhet fjalë për një aksident me veturë, të cilin e kishte pësuar gjatë një udhëtimi me menaxhmentin e tij rrugës për në Shëngjin.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë, edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha  Gjiko.

Reperi u shpreh se shpejtësia nuk ishte arsyeja pse kishte ndodhur aksidenti.

“…por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk kishte të lënduar, përveç se  vetura ishte shkatërruar plotësisht.