Sporti

Gjiganti europian me plan konkret, milion dhe një lojtar për Jadon Sancho

05/15/2021 14:39
nga:E K

Jadon Sancho mund të largohet këtë verë nga Borussia Dortmund, por sigurisht për ofertën e duhur. Manchester United ende e ka në listën e dëshirave dhe mund të tentojë sulmin me hapjen e merkatos.

The Sun raporton se “Djajtë e Kuq” kanë edhe një plan për ta arritur marrëveshjen me gjermanët. Ata po mendojnë të përfshijnë në marrëveshje një lojtar.

Bëhet fjalë për Jesse Lingard, sulmuesin që po shkëlqen me West Ham United prej muajit janar kur u huazua. United dëshiron të ulë shumën që do të paguajë te Dortmund dhe me Lingard jashtë planeve do të ishte një marrëveshje e mirë.