Lajme

Gjiganti britanik i mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Ukrainën

08/31/2023 22:33
nga:Sh R

Kontraktori më i madh i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë ukrainase për të rritur furnizimin e saj me armë dhe pajisje të tjera.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, BAE Systems ka krijuar gjithashtu një vend në Ukrainë dhe planifikon të prodhojë armë të lehta 105 mm atje.

Marrëveshjet e reja “i hapin rrugën” BAE për të dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë për trupat ukrainase, ka thënë shefi ekzekutiv Charles Woodburn.

Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me zotin Woodburn më herët sot dhe tha se armët më të mira që aktualisht po ndihmojnë luftëtarët të mbrojnë Ukrainën duhet të prodhohen në Ukrainë.

“Zhvillimi i prodhimit tonë të armëve është një prioritet kryesor”.

“U takova me CEO të kompanisë, Charles Woodburn. Ishte një takim shumë produktiv… Një rezultat i përbashkët për sigurinë e vendit tonë, të gjithë Evropës dhe botës së lirë”.