Sporti

“Gjiganti” Akinfenwa bie pre e fyerjeve raciste, ndeshja e Wycombes me MK Dons nisi me vonesë

01/29/2022 20:44
nga:E K

Ndeshja e Wycombe Wanderers kundër MK Dons të shtunën pasdite duhej të shtyhej pas thirrjeve fyese ndaj Adebayo Akinfenwa nga tifozët mysafirë.

Akinfenwa ishte zëvendësues teksa MK Dons vizitoi Adams Park në League One, kur tifozët mysafirë filluan ta ofendonin teksa ai po nxehej, përcjell GazetaBlic Sport.

Ofendimet shkaktuan zemërim te menaxheri i Wycombe, Gareth Ainsworth dhe një njoftim zyrtari i stadiumit u bëri thirrje fansave që të përmbahen nga thirrjet raciste.

Megjithatë ata nuk e dëgjuan njoftimin dhe në vend të kësaj vazhduan të këndonin në drejtimin e sulmuesit, duke çuar tek Ainsworth që të fliste me arbitrin.

Ndeshja u shtye për disa minuta pas këtij incidenti.