Sporti

Gjigantët e Serie A në garë për shërbimet e Thomas Muller

12/05/2023 23:30
nga:Mergim Rreci

“Vetarani” i sulmit gjerman, Thomas Muller ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër, “bavarezët” e Bayern Munich ende nuk e kanë rinovuar kontratën e 34-vjeçarit, duke bërë kështu, që për ish-kampionin e botës të shfaqin interes shumë skuadra të mëdha të futbollit evropian.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes gjermane “BILD”, në garë për shërbimet e “fantazistit” të sulmit, përveç “Djajve të Kuq” të Manchester United tashmë kanë hyrë edhe tre “gjigantët” e futbollit italian, Milan, Inter e Juventus.

Të tre ekipet janë në garë për të siguruar një futbollist i cili do të transferohej në verë me parametër zero dhe për këtë arsye, do t’u jepte mundësinë që t’i ofronin një rrogë të lartë, pavarësisht faktit se ai ka mbushur 34 vjeç.