Lajme

Gjetja e trupit të 30-vjeçarit në Lumin Mat, Policia Shqiptare i publikon pamjet nga operacioni i sotëm

02/07/2026 14:32
nga:Sh R

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit. Rreth kësaj ka reaguar Policia e Shtetit të Shqipërisë.

Në reagimin e tyre thuhet se trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës.

‘’Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes,

Postimi:

Mat

Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës