Cristian Romero festi para fytyrës së Harry Maguire pasi ky i fundit shënoi autogol, por më pas i ndodhi diçka e hidhur…
Romero nuk tregoi mëshirë pasi kapiteni i Manchester United shënoi në portën e tij për të barazuar rezultatin 2-2, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi Maguire shënoi autogol, mbrojtësi argjentinas iu afrua homologut të tij dhe qeshi drejtpërdrejt në fytyrën e tij.
Por më pak se 10 minuta më vonë, Romero nuk arriti të markonte Ronaldon në zonë, i cili kërceu më lart dhe shënoi për rezultatin 3-2.
Tifozët në rrjetet sociale më pas u tallën me Romeron, pasi skuadra e tij humbi në Old Trafford.
/GazetaBlic Sport
— Out Of Context Tottenham (@spursnocontext) March 13, 2022


