Sporti

Gjesti i tifozit të Barcelonës që nuk i pëlqeu Raphinas: “Ishte mungesë respekti”

10/22/2024 15:40
nga:Lorik J

Zëvendës-kapiteni i Barcelonës, Raphinha, ka deklaruar se po bën çmos për të ndihmuar lojtarët më të rinj në skuadër, ndërsa ka kërkuar respektin e tifozëve Blaugrana pas një vere të vështirë për brazilianin.

Anësori ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, por u lidh shumë me një largim.

Kjo ishte gjatë një periudhe spekulimesh intensive për të ardhmen e Nico Williams, me raporte të shumta që thonë se Barcelona synonte të nënshkruante anësorin spanjoll. 27-vjeçari madje komentoi një postim në Instagram ku tregohej një fanellë e Barcelonës me emrin e Williams e me numrin e Raphinhas, 11.

“Gjëja e fanellës ishte pak qesharake, një shaka me shije të keqe, në fund mendoj se njerëzit duhet të respektojnë lojtarët që janë në klub. Ne po japim maksimumin këtë sezon dhe të shohësh një foto të tillë nuk të duket mirë. Ishte mungesë respekti”, tha Raphinha para ndeshjes me Bayernin.

/GazetaBlic Sport