Sporti

Gjesti i bukur i Tonalit, gjen mënyrën për t’i kërkuar ndjesë klubit

05/04/2024 07:59
nga:E K

Gjesti i bukur i Tonalit, gjen mënyrën për t’i kërkuar ndjesë klubit
U transferua te Newcastle për shifrën e 70 milionë eurove, por Sandro Tonali arriti të japë kontributin e tij në fushë për vetëm dy muaj, sepse më pas u zbulua skandali i pjesëmarrjes në bastet sportive, që i kushtoi atij një pezullim 10-mujor.

E si të mos mjaftonte kjo, edhe Federata Angleze zbuloi përfshirjen e tij në baste në Angli, duke i dhënë një dënim dy mujor me kusht, teksa mesfushori italian do të rikthehet në fushë vetëm në fund të muajit gusht.

Në këtë situatë, Tonali ka bërë një gjest mirënjohjeje ndaj klubit të Newcastle, duke vendosur të reduktojë pagën e tij sezonale, teksa me këtë veprim ka fituar edhe më shumë respektin e drejtuesve dhe trajnerit Howe.

“Ishte një gjest të cilin ai donte ta bënte prej kohësh, pasi ndihej në faj për gjithë situatën e krijuar. Ne e dimë që kemi në skuadër një njeri të shkëlqyer dhe mezi presim që kjo të përfundojë dhe Tonali të na ndihmojë në fushën e lojës”, u shpreh trajneri Hoëe.