Showtime

Gjesti arrin shifrën e gjysmë milion ndjekësve në Instagram

2 ditë më parë
nga:G C

Gjestit i janë bërë mbi 503 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Fenomeni i dy Big Brother-ve shqiptarë ka rrembyer zemrat e publikut.

Për këtë arritje, profili zyrtar i këngëtarit nga Peja ka falënderuar të gjithë mbështetësit.

”Gjysmë milioni individë të mrekullueshëm! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush që e ka mbështetur, pëlqyet komentuar dhe ndjekur këtë rrugëtim. Dashuria dhe pozitiviteti juaj do të thotë bota për mua. Le të vazhdojmë të rritemi dhe të arrijmë gjëra të mrekullueshme së bashku! Faleminderit nga zemra”, shkruan në postimin falënderues në profilin e Gjestit.