Showtime

Gjesti arrestohet në Prishtinë dhe dërgohet 48 orë në mbajtje

03/11/2026 18:57
nga:G B

Është arrestuar ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. 

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me këtë rast tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana për Gazeta Blic.