Sporti

Gjest i mrekullueshëm nga lojtari i Austrisë, ia kushton golin e tij Christian Eriksenit

06/13/2021 18:39
nga:L J

Ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut është shumë interesante deri në këto minuta.

Aktualisht rezultati është 1-1, teksa po luhet minuta e 37’të, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Austrisë, Stefan Lainer pas realizimit të golit, bëri një gjest të mrekullueshëm.

Golin e shënuar sot, ai ia dedikoi futbollistit të Danimarkës, Christian Eriksen, i cili pësoi dje një sulm kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës.

Ja momenti: