Sporti

Gjest i mrekullueshëm, Camavinga i dhuron 166 fanella të madrilenëve punëtorëve të klubit ku mori famë

09/03/2021 19:20
nga:Mergim Rreci

Eduardo Camavinga do të jetë një nga yjet e të ardhmes së Real Madrid.

Të gjithë janë të bindur se mesfushori francez do të bëjë mirë në klubin spanjoll, pasi ka shkëlqyer në Francë me fanellën e Ren dhe projektohet si një lider i të ardhmes edhe në radhët e përfaqësueses së Francës.

Transferimi u mbyll në ditët e fundit të merkatos dhe lojtari iu bashkua ekipit U21 të Francës për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e shtatorit. Por pas një lamtumire të ngutshme nga Renes, ai nuk harroi të gjithë ata që e kishin ndihmuar që të bëhej një emër i njohur.

Mediat franceze raportojnë se sapo ka mësuar numrin e ri që do të mbajë të Real Madrid, atë 25, Camavinga ka porositur 166 fanella të tija. Ato fanella më pas u janë dorëzuar punonjësve të klubit të Renes që e kanë ndihmuar çdo ditë, si mënyrë falënderimi për kontributin që kishin dhënë që ai të bëhej një lojtar i tillë e të përfundonte duke nënshkruar për Realin.