Sporti

Gjest i mirë: Barcelona ofron ndihmë financiare në vendet e përmbytura të Spanjës

11/04/2024 22:53
nga:E K

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kontaktuar kryetarët e tre qyteteve rreth Valencias për të shprehur solidaritetin e tij dhe për t’u ofruar atyre bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe mbështetje financiare nga Barcelona në rindërtimin e objekteve dhe shërbimeve bazë sociale në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ndihma do të ofrohet përmes Fondacionit të Barcelonës dhe do të fokusohet në nisma specifike për të rivendosur shërbimet thelbësore të identifikuara nga autoritetet lokale në javët e ardhshme. Veprimet do të financohen nga fondet e veta të Fondacionit, transmeton GazetaBlic Sport.

Përveç kësaj, do të nisin iniciativa të ndryshme për mbledhjen e fondeve, si ankandi i fanellave të firmosura nga lojtarët e ekipit të parë nga ndeshja e tyre kundër Espanyol dhe sende të tjera ikonike me interes për tifozët e Barçës.

Pak ditë më parë, gjiganti tjetër spanjoll – Real Madridi, njoftoi se do të dhurojë 1 milion për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në Spanjë.

/GazetaBlic Sport.