Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për të rregulluar ligamentin e kryqëzuar dhe do jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.
Mbrojtësi danez pësoi dëmtim në fitoren 3-0 ndaj Genoas të mërkurën dhe u largua nga loja me barelë, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e Milan konfirmoi se qendërmbrojtësi i tyre ka kaluar me sukses operacionin megjithatë ai nuk do rikthehet deri në sezonin tjetër.
Pas këtij njoftimi të Milan në Twitter, rivali lokal, Inter ka reaguar në postimin e ‘Rossonerëve’ ku i kanë uruar shërim të shpejtë.
“Ka shumë mënyra për të qenë kampion. Ne ju dëshirojmë përmirësim të shpejtë, Simon. Ju presim në San Siro, për të të duartrokitur ashtu siç e meritoni”, ka shkruar Inter.
Un Campione non si riconosce solo da come gioca a calcio.
Torna presto Simon, ti aspettiamo in campo a San Siro per tributarti l'applauso che meriti. #FCIM https://t.co/GxFAIDNUZV— Inter ??? (@Inter) December 3, 2021
/GazetaBlic Sport/


