Lajme

Gjest i bukur: Disa biznesmenë nga Vushtrria vendosin ta përkrahin djalin e heroit Afrim Bunjaku me bursë shkollimi

09/28/2023 13:04
nga:Y I

Disa biznesmenë nga komuna e Vushtrisë janë bashkuar për t’i ofruar ndihmë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ata kanë vendosur që të mbështesin djalin e tij Fatlumin me një bursë për shkollim 300 euro në muaj për 5 vitet e ardhshme.

“Urojmë që Fatlumi të ndihet gjithmonë krenar e fatlum që kishte një prind që u bë hero i Kosovës” shkruajnë ata në Facebook.

Postimi i plotë:

“Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le !Për policin tonë Afrim Bunjaku,bashkë me Met Orik Zariqi kemi vendosur që të mbështesim djalin e tij Fatlumin me një bursë për shkollim 300 euro në muaj për 5 vitet e ardhshme.Urojmë që Fatlumi të ndihet gjithmonë krenar e fatlum që kishte një prind që u bë hero i Kosovës”