Sporti

Gjest fantastik nga lojtarët e Partizanit në ndeshjen ndaj Teutës: “Lutemi për Tetovën”

09/10/2021 21:56
nga:E K

Skuadra e Partizanit ka bërë një gjest fantastik sot në ndeshjen ndaj Teutës për rastin e Tetovës.

Gjatë hyrjes në fushë, lojtarët e Partizanit kishin veshur fanela ku shkruante “Lutemi për Tetovën”, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjesti i lojtarëve të Partizanit vjen pasi në një spital ku po trajtoheshin të sëmurët nga koronavirusi shpërtheu zjarri duke lënë viktima në njerëz.

/GazetaBlic Sport/