Sporti

Gjermania siguron gjysmëfinalen, fiton super ndeshjen ndaj Sllovenisë

09/10/2025 22:10
nga:Mergim Rreci

Gjermania ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

‘Panzerët’ triumfuan me rezultat 99-91 ndaj Sllovenisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me sllovenët që kishin avantazhin deri në fund të ndeshjes, por e lëshuan atë në momentet vendimtare.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të përballet me Finlandën.

/GazetaBlic Sport/