Kupa e Botës 2022

Gjermania shkon në pushim me avantazh ndaj Japonisë

11/23/2022 14:52
nga:Lorik J

 Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjermani – Japoni.

Kombëtarja e Gjermanisë ka shkuar në pushim me avantazhin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Ilkay Gundogan nga penalltia pas 33 minutave lojë.

Gjermanët kishin posedimin dhe rastet e shënimit, teksa në fundin e duelit shënuan edhe me Havertz, por që goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

/GazetaBlic Sport