Lajme

Gjermania riafirmon përkrahjen për KFOR-in

12/19/2025 14:09
nga:Y I

Në Konferencën e sotme të Vendeve Kontribuese të Trupave të KFOR-it, i ngarkuari me Punë i ambasadës gjermane Christian Böttcher riafirmoi mbështetjen për misionin e NATO-s në Kosovë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, kjo ambasadë thekson se angazhimi i ushtarëve gjerman është një simbol i fuqishëm i paqes dhe bashkëpunimit në Evropë.

“Ushtarët tanë luajnë një rol jetik në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes në Kosovë. Ne shprehim falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që shërbejnë në këto misione për përkushtimin dhe shërbimin e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv.