Lajme

“Gjermania ra dakord me Francën në çështjen e Asociacionit si kusht për votën në KiE”

05/08/2024 18:59
nga:G B

Gazetarja Vjollca Hajdari ka thënë se Gjermania i është bashkuar Francës në qëndrimin e saj për të kushtëzuar Kosovën me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se shteti gjerman kritikat dhe kërkesat ndaj Kosovës nuk i thotë në formë direkte.

“Gjermania nuk është ai i vend i cili në formë transparente i artikulon kërkesat e saja apo presionet që i bënë ndaj Kosovës apo kryeministrit Kurti. Kjo çështje ka qenë pak a shumë e ditur pasi ka ndodhur shumë më parë. Duhet të kthehemi në kohën kur ka mbaruar lufta në Kosovës që në Konferencën e Rambujesë aty është si menduar çështja e Asociacionit”.

“Gjithashtu kjo është bërë edhe pasi që është bërë Konferenca në Bruksel që është normalizuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas kësaj konferencë pak a shumë e gjithë kjo është vënë në sfond duke shpresuar se mos ndoshta do të ketë lëvizje në këtë drejtim”.

“Ndonëse Gjermania është më e heshtur e më e rezervuar sa i përket një presioni moderat ndaj Kosovës prapë se prapë me gjithë diferencat që Gjermania i ka me Francën në këtë kontekst janë dakorduar”, ka thënë Hajdari.