Sporti

Gjermania publikon listën për ndeshjet e qershorit

06/02/2023 12:58
nga:Mergim Rreci

Trajneri Hansi Flick njoftoi këtë të premte skuadrën për ndeshjet që Gjermania do të luajë kundër Ukrainës (12 qershor), Polonisë (16 qershor), nga Fernando Santos dhe Kolumbisë (20).

Janë lënë jashtë disa emra të mëdhenj si Thomas Muller dhe Marco Reus, si dhe Serge Gnabry, i cili është i dëmtuar dhe Mario Gotze, i cili do të luajë të shtunën në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Dortmundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Rikthehen lojtarë si Antonio Rudiger, Leroy Sane, Robin Gosens dhe Jamal Musiala, të cilët humbën ndeshjet e fundit kundër Perusë dhe Belgjikës në mars.