Lajme

Gjermania për vrasjet në Bucha: Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje

04/03/2022 16:13
nga:Q R

Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat në zonat e lëna pas nga forcat ruse ndërsa ato tërhiqen nga rrethi i Kievit.

“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje,” tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild.

Habeck shtoi: “Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE-sw”.

Raportohet se në qytetin Bucha, jashtë Kievit, gazetarët kanë gjetur të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë.