Sporti

Gjermania – Paraguai, formacionet zyrtare

06/29/2026 21:38
nga:Mergim Rreci

Gjermania do të rikthehet sonte në fazën me eliminim direkt të një Kupe Bote për herë të parë që nga finalja e vitit 2014 në Brazil, kur mposhti Argjentinën 1-0 dhe ngriti për herë të katërt trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

“Pancerat” do të përballen me Paraguain në raundin e 1/16-ave, me synimin për të hedhur një tjetër hap drejt rikthimit në elitën e futbollit botëror pas disa edicioneve zhgënjyese.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 22:30, kurse këto janë formacionet zyrtare:

Paraguaji: Gill; Junior Alonso, Canale, Gustavo Gómez, Cáceres; Bobadilla, Galarza, Cubas; Almirón, Enciso, Avalos.

/GazetaBlic Sport/