Sporti

Gjermania miraton rregullin e ri, transgjinorët mund të zgjedhin të luajnë tek skuadra e meshkujve apo e femrave

06/23/2022 16:52
nga:Mergim Rreci

Tjetër hap përpara për komunitetin LGBTQI+ në futboll. Federata Gjermane ka vendosur që prej sezonit të ardhshëm, futbollistët transgjinorë do të kenë mundësi të zgjedhin vetë nëse do të luajnë me një skuadër femrash apo meshkujsh.

Rregullorja do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të aplikohet në sezonin e ri, teksa synohet që të ketë vlefshmëri edhe për ekipet e moshave, nivelet amatore, apo edhe futsallën.

Gjermania ka bërë një test në 2019-ën dhe ka dalë në përfundimin se ndryshime të tilla nuk kompromentojnë aspak një ndeshje futbolli, pasi lojtarë të ndryshëm, kanë energji të ndryshme dhe të gjithë bashkë përmirësojnë cilësinë e skuadrës.