Emergjencë në mbrojtje dhe keqardhja për lënien në shtëpi të Mats Hummels. Por tani ndizet një dritë shprese: çuditërisht, në prag të ndeshjes së 1/8-ave kundër Danimarkës, Antonio Rüdiger u rikthye në stërvitje me Gjermaninë, pasi pësoi një dëmtim të vogël muskulor në minutat e fundit të ndeshjes kundër Zvicrës të dielën e kaluar.
Nagelsmann i kërkon një rikuperim në limite, sepse tashmë nuk do të mund të llogarisë qendërmbrojtësin tjetër Tah, i cili është skualifikuar dhe do të zëvendësohet nga Schlotterbeck.
Ditët e fundit, drejtori teknik i Gjermanisë, Rudi Völler, ishte shprehur shumë pesimist për Rüdiger: “Kanë mbetur vetëm pak ditë, nuk mendoj se do t’ia dalë”.
Megjithatë, për disa orë humori i gjermanëve ka ndryshuar. Në rast se Rudiger përfundimisht nuk ia del, Anton i Shtutgartit mund të luajë në mbrojtje. Por ka një shqetësim sepse qendërmbrojtësi me origjinë nga Uzbekistani ka vetëm dy paraqitje për kombëtaren dhe vetëm një ndeshje si titullar. Ndoshta, Nagelsmann mund të kthejë në mbrojtje ish-lojtarin e Juventusit, Emre Can.