Euro 2020

Gjermania me probleme, mesfushori i Bayernit mungon në ndeshjen e parë ndaj Francës

06/10/2021 22:20
nga:Mergim Rreci

Lajm i keq për Gjermaninë vetëm pak ditë para debutimin në Europian.

Trajneri Joachim Low nuk mund të ketë në dispozicion të martën, më 15 qershor, në sfidën shumë të rëndësishme kundër Francës, sfidë që do të luhet në “Alliaz Stadium” të Mynihut, Leon Goretzkan.

Konfirmimi erdhi nga fjalët e drejtorit sportiv të Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhoff.

Mesfushori i Bayernit të Mynihut ka një dëmtim muskulor, nga i cili nuk mund të riaftësohet në kohë për sfidën me “Gjelat”.

“Leon Goretzka mund të stërvitet me ekipin, por nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë,” – shpjegoi Bierhoff.

“Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe jam i sigurt se do të luajë një rol jetik për ne në ndeshjet e tjera të Europianit”.