Sporti

Gjermania i hakmerret keq Maqedonisë së Veriut, Holanda “shkel” Gjibraltarin

10/11/2021 22:38
nga:E K

Gjermania ka shënuar fitore bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut.

Vendasit u mbajtën mirë në pjesën e parë duke e përfunduar atë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermanët shpërthyen në pjesën e dytë duke realizuar 4 herë në portën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht Kai Havertz në minutën e 50’të dhe pastaj Timo Werner me dy gola në minutën e 70 dhe 74’të. Kurse për t’i dhënë epilogun përfundimtar këtij takimi u përkujdes Muisala në minutën e 83’të të takimit.

Në anën tjetër Holanda ishte e “pamëshirshme” ndaj Gjibraltarit duke shënuar fitore me rezultat 6-0.

Golat për Holandën i realizuan: Van Dijk (8′) Depay (21′, 45+3′), Dumfries (48′), Danjuma (75′) dhe Malen (86′).

/GazetaBlic Sport/