Sporti

Gjermania – Finlanda, mbyllet pjesa e parë e gjysmëfinales së Kampionatit Evropian

09/12/2025 16:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Finlandës në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në basketboll.

‘Panzerët’ kanë avantazh me rezultat 61-47 pas dy çerekëve të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermanë ishin më të mirë dhe më të saktë në lojën e tyre, duke krijuar edhe një epërsi të konsiderueshme.

Kujtojmë që për Finlandën po paraqitet edhe basketbollisti shqiptar, Edon Maxhuni, i cili deri më tash ka realizuar 2 pikë.

/GazetaBlic Sport/