Lajme

Gjermani, diskutohet plani për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

03/05/2025 15:44
nga:Y I

Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, ku tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Një hap jo i lehtë. Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarak në Gjermani.

“Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit”, tha presidenti i shoqatës, Patrick Sensburg për mediat gjermane.

Të martën, Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin.

Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.

A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?

Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm.

“Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri.

Pistorius sugjeron “t’u ofrojmë perspektivë atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë”.

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU.

Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti.

Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën “Welt” se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai. /DW/