Lajme

Gjermani: Disa të vdekur pas një sulmi me thikë në një festival

08/24/2024 08:00
nga:Mergim Rreci

Të paktën tre persona thuhet se kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, në një sulm me thikë në një festival gjerman.

Sulmi ndodhi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit, kanë raportuar agjencitë gjermane të lajmeve dhe gazeta Bild.

Sipas Bild, personat që u goditën ishin kalimtarë të rastit. Gazeta shtoi se sulmuesi ende nuk ishte kapur.

Agjencia e lajmeve Dpa citoi burime policore, të cilat thanë se arma e përdorur në sulm ishte një thikë.