Lajme

Gjermani: Burri e hedh të dashurën nga ballkoni, vdes në vend

06/07/2025 12:11
nga:Y I

Në Lautenbach të Gjermanisë dyshohet se një burrë me prejardhje nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje e ka hedhur nga ballkoni të dashurën e tij.

Siç shkruan Bild, gruaja 27 vjeçare vdiq në vend.

“Rreth orës 8:30 të mbrëmjes, policia u thirr në një ndërtesë apartamentesh në Lautenbach (Ortenaukreis) në Baden-Württemberg, një qytet me 1,980 banorë . Një grua 27-vjeçare ra nga kati i tretë në rrugë dhe ndërroi jetë nga plagët e rënda”, raporton Bild.

Siç raportohet, çifti patën një debat dhe më pas pasoi një përleshje fizike.

I dyshuari gjendet në paraburgim.