Lajme

Gjergj Dedaj thotë se Osmani e Gërvalla shkatërruan ministrinë e Jashtme: “E kanë bërë zyre për kanagjeqe”

04/06/2023 19:59
nga:Genita C

Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani e ministres Gërvalla, për atë siç e tha ai, mënyrën se si kanë drejtuar me dikasterin më të rëndësishëm.

Sipas tij, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla e kanë kthyer në “zyre për kanagjeqe”, duke sabotuar politikën e jashtme.

Madje, ai shtoi se kjo ministri është bërë degë e listës nonekzistente GUXO.

Më poshtë edhe postimi i plotë: