Cool

Gjërat që duhet t’i keni në çantë në rast urgjence

09/16/2021 16:55
nga:G C

Jemi të prirë të mendojmë se të këqijat mund të na ndodhin në raste të caktuara. Prandaj është më mirë të minimizojmë rrezikun kur jemi në situata urgjence dhe gjithmonë me vete të mbajmë objekte të thjeshta të përditshme, të cilat mund të përdoren si mjete mbijetese nëse është e nevojshme.

Ne ju rekomandojmë që t’i hidhni një sy tetë produkteve të mëposhtme që mund t’ua ​​shpëtojnë jetën një ditë.

Kripa

Përveç që ushqimi të ketë shije të mirë, kripa mund të përdoret edhe si një mjet mbrojtës. Kur jeni në rrezik, hidhni kripë në fytyrën e sulmuesit, duke synuar për sytë. Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni pak kohë për të ikur. Për më tepër, nëse e gjeni veten në akull ose në ndonjë sipërfaqe të rrëshqitshme, të paaftë për të ecur, hidhni pak kripë për të krijuar tërheqje dhe për të shpëtuar drejt sigurisë.

Portofol i rremë

Mund të përdoret si një shpërqendrim kur jeni duke u plaçkitur. Teksa ikni, hidheni një portofol të rremë në mënyrë që hajduti të ndalet për ta marrë. Në këtë mënyrë, ju nuk do të humbni asnjë nga dokumentet ose paratë tuaja të rëndësishme dhe do të jeni në gjendje t’i shpëtoni sulmit në mënyrë të sigurt.

Shishe e ripërdorshme

Një shishe transparente e ripërdorshme është shumë më tepër sesa një mjet trendi eko – mund t’ju ndihmojë të dezinfektoni ujin. Hulumtimet kanë treguar se uji i vendosur nën një dritë UV për 6 orë lirohet nga shumica e mikrobeve, përfshirë Escherichia coli. Teksa kimikatet nga ndotja nuk do të zhduken, nëse ka, uji mund të jetë ende i pijshëm, dhe është një opsion më i mirë se etja.

Për më tepër, një shishe e ripërdorshme mund të bëhet shpejt një mjet vetë-mbrojtjeje. Lidheni në rripin tuaj dhe filloni ta rrotulloni shpejt. Shpresojmë që nuk do të jeni kurrë në një situatë ku do t’ju duhet të mbroheni në mënyrë aktive, por ky mjet do t’i ndihmojë ata që do kenë nevojë.

Orë dore

Një orë dore e vendosur brenda grushtit e përgjatë nyjeve tuaja të mesme, mund të bëhet shpejt një mbrojtës i kyçeve që mund të përdoret për vetëmbrojtje për të thyer xhamin kur keni nevojë të arratiseni. Përveç kësaj, thjesht shfaqja e kohës është një veçori e dobishme që hyn në lojë nëse jeni të humbur në natyrë. Të kesh një ndjenjë se sa kohë ka mbetur deri në perëndimin e diellit, kur të ndërtosh ose të gjesh strehim nate, ose për sa kohë ke qenë në ujë-kur ke mbetur jashtë në natyrë-mund të jetë një ndryshue i loje.

Furçë flokësh

Ka të ngjarë që ju tashmë keni një furçë flokësh në çantën tuaj, por përveç se është një mjet i dobishëm për krehje, mund t’ju ndihmojë të mbroni veten. Përdoreni atë për të sulmuar kriminelin në fytyrën e tij, duke synuar për sytë. Plus, shumë furça flokësh mund të përdoren për të fshehur para dhe kopje të letërnjoftimit. Dhe nëse dikush tenton t’ju vjedhë duke kërkuar nëpër gjërat tuaja të vlefshme, kurrë nuk do të marrin furçën e flokëve.

Fijet dentare

Nuk do ta bëjë çantën tuaj më të rëndë dhe dentisti do t’ju përgëzojë nëse e përdorni, edhe kur jeni në natyrë – plus që ka shumë përdorime të mundshme në rast se ndodh diçka e keqe. Mund t’i përdorni për ta lidhur fashën, për të prerë ushqim, për të bërë një lidhëse këpucësh urgjente, për të kapur peshk, apo edhe për të frenuar dikë. Teksa është kaq i vogël dhe i dobishëm në jetën e përditshme, nuk do ta dinit kurrë se sa përdorime të mundshme mund të ketë nëse e gjeni veten në rrezik.

Qese najloni me mbyllje

Këto qese nuk zënë shumë hapësirë ​​dhe mund t’i mbrojnë gjërat tuaja të vlefshme nga uji. Ka pasur raste kur një telefon i ruajtur në diçka të papërshkueshme nga uji ua shpëtoi jetën e njerëzve. Plus, ato gjithashtu mund të përdoren për të pastruar ujin nën rrezet e diellit nëse shishja e ripërdorshme nuk është transparente. Në jetën e përditshme, në këto qese ju mund të mbani një copë letër, si informacionin tuaj mjekësor, një listë të alergjive tuaja ose numrat e të afërmve në rast se keni nevojë për to në rast urgjence.

Një shishe parfumi e rimbushshme

Mund të përdorni një shishe të vogël të rimbushshme për të ruajtur ujë e sapun, apo edhe ujë pikant, pasi do të funksionojë njësoj si spreji me piper. Synoni që sytë të verbojnë përkohësisht një person, pastaj të ikni në vend të sigurt. Gjithashtu mund të përdorni parfumin ose deodorantin tuaj si një alternativë e improvizuar për sprejin me piper.