Sporti

Gjeraj: Malisheva është bërë ‘mace e zezë’ e Dritës, ishte fitore e merituar

12/17/2023 23:06
nga:E K

Ish futbollisti tashmë trajner dhe analist i futbollit, Robert Gjeraj i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Gjeraj komentoi fitoren e Malishevës ndaj Dritës duke thënë se ishte fitore e merituar e lojtarëve të drejtuar nga Qëndrim Kida, shkruan GazetaBlic Sport.

Malisheva ka bërë një fitore të rëndësishme dhe të merituar. Nuk është befasi pasi është hera e dytë që e mposht Dritën e ka mposhtur edhe në vitin e kaluar kur Dritës i duhej për titull. Malisheva është bërë mace e zezë për Dritën. Nën drejtimin e Kidës skuadra po merr shumë pak gola në dallim me fillim të kampionatit“, tha ai.