Sporti

Gjeraj: Liria ishte me vonesë në komponimin e ekipit, është vetëm faza e parë e kampionatit

10/22/2023 23:04
nga:E K

Robert Gjeraj në emisionin “VAR Show” në “Tëvë1” ka komentuar tabelën e Superligës së Kosovës.

Ish futbollisti kosovar, tashmë analist dhe trajner futbolli komentoi startin e ish skuadrës së tij si futbollist, Lirisë, ku tha se Liria kishte probleme në komponimin e ekipit.

“Është faza e parë e kampionatit, Liria ka pasur probleme në grumbullimin e lojtarëve. Lojtarët kanë qenë në kualifikimet e Afrikës, ishim në vonesë në komponim të ekipit. Orari na i vështirësoj punët si dhe lëndimet dhe kartonët na vështirësuan punët. Portieri i parë është i lënduar i cili ishte më meritori që u futëm në Superligë, këta faktorë na dërgojnë te kriza e rezultateve“, tha Gjeraj.