Sporti

Gjeraj: Hoxha dhe Broja pritet të shkëlqejnë për shkak të aftësive individuale, ndërprerjet një pikë e fortë për Shqipërinë

06/09/2024 21:23
nga:Mergim Rreci

Trajneri dhe analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Robert Gjeraj ka komentuar mundësitë e Kombëtares së Shqipërisë në ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë e nisin brenda pak ditësh aventurën në kompeticionin më të madh evropian për shtete, duke synuar paraqitje sa më pozitive.

Në dokumentarin ‘Expose’ të realizuar nga ‘GazetaBlic’, Gjeraj ka komentuar listën e trajnerit Sylvinho, duke veçuar ftesat e Arbër Hoxhës dhe Mirlind Dakut.

Ai tha se fakti që ata janë ftuar nga trajneri brazilian tregon për besimin që ai ka, kurse pret që Hoxha së bashku me Brojën të jenë ‘shpërthyes’, duke u bazuar tek fakti i lojës së tyre të mirë individuale.

“Për faktin që Sylvinho i ka grumbulluar Arbër Hoxhën dhe Dakun dhe është bërë zhurmë e madhe se pse ka ndodhur grumbullimi i tyre dhe jo i Cikalleshit, atëherë kjo tregon që trajneri ka shumë besim tek ta. Unë pres posaqërisht nga Arbër Hoxha të ketë minutazhë më të madhe, sepse është ndoshta lojtari i vetëm, së bashku me Brojën, që kanë aftësi individuale në lojën një me një. Shqipëria pritet të luajë ne defanzivë dhe në raste të tilla, normal që Hoxha dhe Broja mund të jenë shumë rezultativ. Është një problem i madh për trajnerin Sylvinho për të vendosur për sulmin, sepse i ka tre sulmues në formën e duhur dhe e ka shumë të vështirë për të zgjedhur. Unë besoj që Arbër Hoxha do të ketë më shumë minuta për shkak të aftësisë individuale, sepse Daku e ka konkurrencën me një lojtar të jashtëzakonshëm si Armando Broja. Dakun mund të përdoret më shumë për shkak të ndërprerjeve ose lojës në ajër”, tha fillimisht ai.

Tutje, Gjeraj komentoi edhe faktin që loja e Shqipërisë mund të bazohet tek ndërprerjet, ku tha se kuqezinjtë e kanë edhe anën teknik dhe atë taktike, saktësinë në ezkekutime, por edhe shtatëlartësinë në duele.

“Jo vetëm në Kampionat Evropian, por edhe gjatë fazë kualifikuese, Shqipëria ka rrezikuar shumë nga ndërprerjet. Përveç që e ka shtatëlartësinë me Gjimshitin e Ismajlit, i ka edhe ekzekutuesit e mirë tyre, siç është Jasir Asani, i cili e shënoi një gol të bukur para disa ditëve. Kjo na tregon që Sylvinho ka bërë një zgjedhje shumë të mirë, sepse ka edhe lojtarë që vendosen taktikisht, por edhe ekzekutues të mirë në aspektin tektnik. Sipsa një statistike, 35% e golave vijnë nga ndërprerjet, atëherë besoj që kjo do të jetë arma më e fortë e Shqipërisë për të shënuar gol. Derisa kemi siguruar kualifikimin në Evrpoian, atëherë normal që pritet të bëjmë edhe befasi”, vazhdoi Gjeraj.

Krejt në fund, Gjeraj përmendi edhe faktin që Shqipëria ka një forcë të shtuar nga tribunat, me ‘Tifozat Kuq e Zi’ që pritet të dhurojnë spektakël në Gjermani.

“Ne e kemi vëretetuar edhe në të kaluarën se pa ndihmën e tifozëve nuk mundemi me bo futboll. Normal, futbolli luhet për tifozë, mirëpo tek Shqipëria dhe tek kombëtarja jonë është e kundërta. Ne nuk i kemi tifozët sikur disa shtete të tjera që vetëm e shikojnë ndeshjen, por jemi të zhurmshëm dhe janë arma e fortë e Kombëtares së Shqipërisë. Janë disa këngë që ndikojnë shumë tek lojtarët, që i bëjnë ndoshta lojtarët të motivohen dhe të kujtojnë edhe të kaluarën. Besoj shumë që ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të jenë hijeshia e madhe e Kampionatit Evropian dhe do të jeni lojtari i 12-të i Shqipërisë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/