Sporti

Gjeorgjia nuk ka formë aspak të mirë në pesë ndeshjet e fundit, Kosova synon fitoren e madhe

09/02/2021 16:58
nga:Mergim Rreci

Kosova e zhvillon sot ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kualifikueset e Kupës së Botës.

“Dardanët” synojnë sot  fitoren e madhe, në ndeshjen që fillon nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjeorgjia është një kundërshtar i vështirë, megjithatë Kosova është pothuajse në nivelin e saj.

Analizuar formën e kësaj kombëtarje në pesë ndeshjet e fundit, del se kjo kombëtare nuk ka një ecuri pozitive.

Ka humbur tri ndeshje, ka fituar një dhe poashtu ka barazuar në një tjetër.

Fitoren e vetme në këto pesë ndeshje e ka ndaj Rumanisë, kurse ka humbur nga Spanja, Suedia dhe Holanda.

/GazetaBlic Sport/