Lajme

Gjenerallejtnan Jashari: Siguria globale kurrë nuk ka qenë më e sfiduar se tani

10/02/2024 10:39
nga:G B

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, ka thënë se “Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar”.

Jashari e ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Ai theksoi se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit.

“FSK po vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngritjes së kapaciteteve të reja, investim në burime njerëzore dhe zhvillimin e një force të ndërveprueshme me aleat të saj. Mbështetja e juaj deri në këtë faze ka qenë thelbësore dhe së bashku kemi shndërruar në storje suksesi. Vazhdimisht jemi kordinuar me partner tanë që të shtyjmë përpara projektet tona të mëdha. Ne trajnohemi, stërvitemi vetëm me shtetet e NATO-së. Përderisa përgatitemi të hyjmë në një faze të fundit të një plani gjithë përfshirës të tranzicionit, hyjmë në një faze komplekse për zhvillimin e kapaciteteve të reja dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve aktuale. Kemi filluar planifikimet afatgjate zhvillimore. Këtë faze do të përfundojmë së bashku pasi që siguria globale kurrë nuk ka qenë më e sfiduar se tani”, vijoi Jashari.