Moldavia ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga komentet e bëra nga një gjeneral rus rreth sovranitetit të saj.
Të premten, Moldavia thirri ambasadorin rus për t’i dhënë një notë proteste shkaku deklaratave të gjeneralit rus, Rustam Minnekayev, i cili pohoi se Moska dëshiron të pushtojë Ukrainën jugore për të fituar qasje në rajonin moldav, Transdnjestrisë.
Moldavia bëri thirrje për respektimin e “sovranitetit territorial” dhe “neutralitetit”
Minnekayev tha në një ngjarje të industrisë së mbrojtjes se kontrolli më i gjerë i Ukrainës do t’i hapte rrugën ushtrisë ruse drejt rajonit separatist të Transdnjestrisë, të mbështetur nga Rusia.
Transndestria u shkëput pas një lufte të shkurtër civile në fillim të viteve 1990 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve.
Rreth 1500 ushtarë rusë janë të vendosur aty që nga lufta civile.
Që kur Rusia nisi sulmet e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt, frika është rritur se Moldavia mund të jetë synimi i radhës i Rusisë. Moldavia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Lufta i ka shtyrë zyrtarët moldav të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE, ku gjatë muajit të kaluar ky vend dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në Union.
Procesi, megjithatë, ka të ngjarë të zgjasë shumë vite.


