Gjenerali më i lartë amerikan në Evropë tha se “mund të ketë” pasur një boshllëk dhe lëshim në aktivitetet e shërbimeve amerikane të inteligjencës që bëri që SHBA të mbivlerësonte aftësinë e Rusisë dhe të nënvlerësonte aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën.
Kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë muajin e kaluar, inteligjenca amerikane vlerësoi se sulmi në mbarë vendin mund të çonte në rënien e Kievit në duart e Rusisë brenda disa ditësh. Por ushtria ruse tani ka mbetur e përreth kryeqytetit, ndërsa lufta ka hyrë në muajin e saj të dytë.
Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, shefi i Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane, Gjenerali Tod Wolters u pyet nga senatori Roger Wicker, një republikan i Mississipit, nëse kishte një boshllëk inteligjence që bëri që SHBA të mbivlerësonte forcën e Rusisë dhe të nënvlerësonte mbrojtjen e Ukrainës .
“Mund të ketë,” u përgjigj Wolters. “Siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën, kur kjo krizë të përfundojë, ne do të bëjmë një rishikim gjithëpërfshirës pas veprimit në të gjitha fushat dhe në të gjitha departamentet dhe do të zbulojmë se ku ishin dobësitë tona dhe do të sigurohemi se do të mund të gjejmë mënyra për të përmirësuar dhe kjo mund të jetë një nga ato fusha.”
Përderisa inteligjenca amerikane ishte e saktë në parashikimin se Rusia po planifikonte të pushtonte Ukrainën, komuniteti i inteligjencës ishte në gjendje të parashikoi fuqinë reale të ushtrisë ruse.
Në orët e para të luftës, zyrtarët amerikanë i ofruan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që të largohej nga vendi, përderisa forcat ruse lëviznin drejt Kievit. Zelensky refuzoi, duke kërkuar në vend të kësaj armë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër Rusisë.


