Lajme

Gjenerali izraelit: S’ka asnjë dyshim, Hamasi po i përdorë civilët

12/12/2023 18:48
nga:Y I

Gjenerali izraelit, David Baruch, ka thënë se lufta ndaj Hamasit është duke vazhduar me një plan të ngadalshëm por të përpiktë.

Baruch për Klan Kosovën, deklaroi se është Hamasi ai që po përdorë civilët.

”Jemi në ditën e 66 që kur terroristët hynë nga ajo pjesë e Gazës, duke thyer kufirin tonë në 28 pika kyçe. Ata u futën, vranë”.

”Ende jemi këtu duke pritur për kthimin e 137 pengjeve. Është me rëndësi që ta kujtojmë se janë bërë 66 ditë që nga ardhja e Hamasit këtu. Nga krejt kjo, ne kemi dy qëllime të operacionit, i pari padyshim është që t’i kthejmë në shtëpi 137 pengjet, dhe i dyti, është që ngjarjet e 7 tetorit të mos ndodhin kurrë më”.

”Ne i luftuam ata. Ju kundërvyem infrastrukturës së tyre. Është një plan i ngadalshëm dhe i përpiktë me të cilin po mbrojmë ushtarët tanë, por po bëjmë gjithçka që është e mundur që mos të lëndojmë civilë”.

”Kjo nuk është një luftë kundër Gazës, por është një luftë kundër Hamasit. S’ka asnjë dyshim që Hamasi po i përdorë civilët”.