Lajme

Gjenerali godet/ Shukri Buja viziton Poligonin e Shenjëtarisë ‘APACHE’

09/22/2025 16:13
nga:G B

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka vizituar sot Poligonin e Shenjtarisë ‘APACHE’ në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka treguar përkushtim për sportin e shenjëtarisë, disiplinën dhe profesionalizmin.

Postimi i tij i plotë:

Gjenerali godet!

Vizita në Poligonin e Shenjtarisë ‘APACHE’ në Lipjan tregon përkushtimin tonë për sportin e shenjëtarisë, disiplinën dhe profesionalizmin. Investime të tilla janë shtylla e zhvillimit të sportit.