Lajme

Gjenerali amerikan: Talibanët janë të pamëshirshëm dhe s’dihet nëse do të ndryshojnë

09/01/2021 23:46
nga:M K

Gjenerali i lartë amerikan i ka përshkruar talibanët si një grup të pamëshirshëm dhe tha se s’dihet nëse ata do të ndryshojnë.

Gen Mark Milley tha se është e mundshme që SHBA të bashkëpunojë me ta në operacionet e ardhshme kundër terrorizmit.

Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, 20 vjet pasi nisi pushtimin për të rrëzuar talibanët.

Gjenerali Milley ishte duke folur bashkë me sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, në paraqitjen e tyre të parë publike që kur trupat e fundit u larguan nga Afganistani.

Presidenti amerikan Joe Biden mori shumë kritika për tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në Afganistan, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave të sigurisë afgane që ushtria amerikane i kishte trajnuar dhe financuar për vite me radhë.