Lajme

Gjeneral Rrahman Rama viziton Çabrën: “Plani i Bedri Hamzës, zgjidhja që i duhet Kosovës”

01/26/2025 16:58
nga:G B

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, zhvilloi sot një takim të ngrohtë dhe frymëzues me banorët e fshatit Çabër. Gjatë takimit, ai diskutoi për sfidat dhe prioritetet kryesore që prekin qytetarët, duke ndarë vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderoi banorët për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të planit të liderit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Plani i Bedri Hamzës është i duhuri për Çabrën dhe për gjithë Kosovën. Sot, u zotova para tyre se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për secilin qytetar të vendit tonë,” shkroi ai.

Gjeneral Rama vazhdon me përkushtim takimet në terren, duke dëgjuar qytetarët dhe duke ndarë mesazhin e qartë të përfaqësimit dinjitoz që PDK synon të sjellë.

Rr7

PDK131

PërKosovën