Lajme

Gjeneral Rrahman Rama: ‘Rinia është forca që do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës’

01/18/2025 13:58
nga:Y I

Gjeneral Rrahman Rama, kandidati me numër 7 në listën e PDK, ka vizituar sot kompaninë “Baresha” në Suharekë, një shembull frymëzues i angazhimit të të rinjve në biznes.

“Është kënaqësi të shoh energjinë dhe përkushtimin e të rinjve tanë në krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik. Rinia është forca që do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës, dhe ne duhet t’i mbështesim ata në çdo hap,” tha gjeneral Rama gjatë vizitës.

Gjeneral Rrahman Rama është i përkushtuar për të mbështetur të rinjtë dhe bizneset e reja në misionin e tij për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

#Rr7 #PDK131 #mamirë