Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 7, gjeneral Rrahman Rama, vizitoi sot Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së në Fushë Kosovë. Gjatë takimit, u diskutua për çështjet dhe sfidat që prekin drejtpërdrejt këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.
“Unë gjithmonë kam qenë krah i shokëve të luftës, kështu që atyre u kërkova mbështetje që të mund t’i përfaqësoj edhe në Kuvendin e Kosovës,” theksoi Rama.
Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen e ngrohtë që i ofruan.
#Rr7
#PDK131