Lajme

Gjendje e rënduar në Shëngjin- Zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët dhe turistët!

07/30/2024 08:20
nga:Y I

Situata në Shëngjin është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve.

Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pamundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit.

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.

/TCH/