Lajme

Gjendje e rëndë në Spitalin e Pejës: 74 persona në oksigjenoterapi, 15 në gjendje të rëndë nga koronavirusi

04/16/2021 10:17
nga:Gazeta Blic

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 103 pacientë të infektuar me koronavirus.

Spitali njofton se 74 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 4 në CPAP dhe 15 në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në Pejë janë regjistruar 32 raste të reja me COVID-19.

Varianti britanik i koronavirusit është i pranishëm në Kosovë, përhapet më shpejtë